Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet

10:27 / April 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0478
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orën 11:00 do të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kjo mbledhje (me dyer të mbyllura) vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa nuk përjashtohet diskutimi i çështjeve të tjera me interes për pushtetin vendor.

Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë.

Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, si një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore. Prioritet për mazhorancën në këtë mandat të katërt qeverisës mbetet edhe integrimi në Bashkimin Europian. 

Më 21 mars, u mblodh për më shumë se 3 orë në Durrës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke çelur zyrtarisht fushatën për garën brenda partisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, analizoi rezultatet zgjedhore të 2025-ës dhe vendosi afatet për të gjithë procesin e “riformatimit” të strukturave.

Atë ditë, Rama la porositë për zgjedhjet e 2027-ës duke u ndalur te negociatat Shqipëri-BE, reforma në drejtësi, administrata, shërbimet e veçanërisht te qarku i Tiranës!

Edi Rama kryebashkiakët Pallatin e Kongreseve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.