Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama thirrje kryebashkiakëve: Alarmohuni nëse drejtorët lënë kokrrën e namit. Kërkoni largimin

10:20 / July 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, është treguar i prerë në mesazhet e tij për ta, duke i theksuar se nuk duhet të pranojnë asnjë drejtor që nuk di të sillet me qytetarët. Në takimin me kryetarët në Pogradec, Rama tha se kryetari duhet të jetë i alarmuar nëse “zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia”.

“Nuk kemi arsye pse të kemi bashki të mira e pastaj problematike. Nuk po flasim që të jenë të shkëlqyera, por duhet të jenë të mira. Duhet të kenë mesataren e artë të shërbimeve. Kjo është A-ja dhe raporti me qytetarët është baza. Çfarë vlere ka ti shkosh kur je në fushatë kur je kryetar bashkie dhe nuk garanton që çdo ditë t’ju hapet dera njerëzve?

Nuk pranon të kesh zyrtar që A dhe Zh është kujdesja, respekti dhe sjellja ndaj qytetarëve. Jo vetëm zyrtarëve por ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.

Duhet të thuash o unë o ky këtu se i ka dalë boja, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja. Kjo është të jesh kryetar bashkie dhe të thuash ti nuk vazhdon më këtu, ti nuk do jesh më drejtor hipoteke, sigurimesh shoqërore apo poste. Pse nuk e di kryebashkiaku kur posta bën zullume me pensionistët? E di që çke me të dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di të gjitha”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.