Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së fton qytetarët që të votojnë në 11 maj, numrin 5 në fletën e votimit. Kreu i qeverisë teksa ka publikuar foton e një dore, thekson se vota për PS është çelësi për të hapur derën e BE-së.
”Vota për mua dhe PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat në 2027, sipas planit të dakordësuar me Brukselin”,-shkruan Rama. Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë, Rama ka nënvizuar rëndësinë për zgjedhjet e 11 majit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Për të ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët shqiptarë, përfshirë mundësinë për të marrë pasaportën europiane për veten dhe familjen e tyre.