Vendim qe ka ardhur fare natyrshem e ka quajtur Kryeministri Edi Rama, vendimin per dergimin e 30 mjekeve dhe infermireve shqiptare ne ndihme te Italise, ne kete kohe emergjence nga koronavirusi.
Rama ka qene mengjesin e sotem në një lidhje direkte për televizionin italian Rai3, ku foli per situaten, vendimin per te dhene ndihmen modeste por me dashuri te madhe per fqinjin tone, por edhe apeloi se kjo eshte nje beteje qe nuk behet dot per vete, por sipas tij Europa duhet te veproje.
“Gjithçka erdhi shumë natyrshëm (dërgimi i personelit mjekësor në Itali). Atë që po ndodhte në Itali, duke e parë në televizor, duke ndjerë dhimbjet e atij populli, thamë, që më mirë të dëgjojmë Nënë Terezën që thoshte; ‘Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri’. Ne e ndezëm një. Ishte një ide që unë ia thashe presidentit italian. Më pas ai tha se do të ishte fantastike. Kishim dhe disa dyshime se ata nuk do të ishin shumë të gatshëm që të shkonin në këtë luftë, por të gjithë u përgjigjën pozitivisht menjëherë. Madje kishte dhe nga ata që nuk ia kishin thënë prindërve. Ma thanë në aeroport, që “nëse do ua thoshim prindërve, s’do na linin. Do na mbyllnin derën”, tha Rama.
Sipas tij, kohet e shkuara nuk jane te harruara per shqiptaret qe tek Italia shihnin token e premtuar.
“Përveç episodeve që përjetuam kudo në botë, të urrejtjes, Italia, nga mikpritja, na adoptoi. Është shtëpia jonë. Nuk është një shtëpi diku në botë që digjet por shtëpia jonë. BE për ne është një hapësirë qetësie. Ta shohësh Italinë në këtë situatë, të bën keq, por jemi para një armiku që ka sulmuar botës, të gjithë. Shtëpia jonë e përbashkët që po digjet, nuk duhet të rrimë në dhomën tjetër. Njerëzit duhet të rrinë në shtëpi, por shtetet duhet të luftojnë bashkë. Nuk fitohet një luftë kështu nëse shtetet rrinë në shtëpi si qytetarët.”, tha Rama.
Duke u ndalur te levizja qe duhet te beje BE, Rama theksoi:
“Italia ka qenë pranë Shqipërisë, kur është dashur. Të gjithë ata që kanë qeverisur Italinë për këto 30 vite, e kemi ndjerë përkrahjen gjithmonë. Presidenti dhe kryeministri italian kanë qenë avokatët tanë në tryezat e BE. Ne duke qenë se e dimë se jemi të varfër, i morëm masat më shpejt, dhe u futëm në shtëpi. Siç thotë Murinjo, vumë autobusin përpara. Ajo që unë kam frikë se do të ndodh pasi të ikë armiku, mund të kemi krize ekonomike. Këtu ka nevojë që BE të bëjë një hap para, s’duhet vetëm të thuhet që të marrim masa vetëm ne dhe të përdorim buxhetet tona.”
