Kryeministri Edi Rama ka nisur përplasjen e parë me moderatorin Blendi Fevziu. Teksa tregonte dy prioritetet e Qeverisë, Rama tha se i pari ishte që Shqipëria të dilte kampione turzimi, Fevziu e ndërpreu dhe i tha se vendi ynë sa herë garon, humbet.
Rama vijoi të fliste, ndërsa moderatori i tha të pranonte këshillat, pasi mandati i tretë të jep edhe arrigancë. Me ironi, Kreu i Qeverisë shtoi se me lejen e Fevziut, Shëipëria do të garojë.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Prioritetet janë bërë të qarta që në fushatën elektorale, do të bëni pak durim sa të shkojmë në Parlament dhe më pas do të shpalosim programin e qeverisë. Së pari ne duam që të dalim kampionë të Ballkanit.
Blendi Fevziu: Sa herë kemi garuar kemi dalë të fundit.
Edi Rama: Me lejen tënde do garojmë.
Blendi Fevziu: Prano një këshillë se mandati i tretë të jep pak arrogancë.
Edi Rama: Më lër të flas.
Blendi Fevziu: Po, patjetër…
Edi Rama: E dyta është që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë…