Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama tregon sa do të kompensohet biznesi i vogël dhe të vetëpunësuarit: Çdo i regjistruar me pagë ose pa pagë do të marrë “pagë lufte”

16:56 / March 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.

Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në këtë mënyrë cdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta  që nuk do i lëmë vetëm” shkruan Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.