TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Rama tregon “sekretin” që i tha homologu nga Mali i Zi për tërheqjen e investitorëve në turizëm

13:44 / April 25, 20174 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një peisazh të investimit më të ri në vend, ndërtimit në Gjirin e Lalzit, të resortit të parë turistik me 5 yje.

Kryeministri është shprehur se përveç Melia Group, e cila do të ndërtojë hotelin me 5 yje, qeveria është në tratativa me një sërë kompanish të tjera të mëdha për të ndërtuar akoma më shumë hotele “All Inclusive”. Rama ka shtuar gjithashtu se pritet dhe një përgjigje nga ana e këtij grupi në lidhje me ndërtimin e një resorti me 5 yje në Dhërmi.

Gjatë fjalë së tij, kryeministri ka treguar gjithashtu dhe një bisedë që ka patur me kryeministrin e Malit të Zi, të cilit i ka kërkuar t’i thotë “sekretin”, sesi ekonomia e këtij vendi të vogël mbahet vetëm nga turizmi.

Edi Rama: Shqipëria është aq e pasur në bukuri saqë duket  e pabesueshme saqë ju deshën 25 vjet për tu shndërruar në një destinacion turistik… kështu shkruante Lonely Planet. Për fat të keq përgjigjen e kësaj e gjen tek mungesa e plotë e vizionit dhe zhvillimi pa kriter i vendit. Ky zhvillim shkatërroi jo pak vlera turistike. E vetmja strategji që shteti pati për turizmin ishte ç’organizimi i organizuar, lejimi i ndërtimeve pa leje buzë detit, madje edhe brenda detit. Ngritja e strukturave që nuk përmbushnin asnjë kriter minimal, e jo më pastaj ndonjë strukturë hoteliere që të mund të shërbente si kartolinë e Shqipërisë turistike.

Sigurisht që në këto 3 vjet e gjysëm nuk janë bërë mrekullira sepse është e pamundur të zhbësh gjerat që janë bërë mbrapsht për cerek shekulli, por e vërteta është se sot kemi një bazë të rëndësishme për të ndërtuar turizmin e Shqipërisë që duam. Ardhja e Meli International Hotel është një lajm jashtëzakonisht i mirëpritur, sepse është thyerja e akullit, e një akulli prej shumë vitesh për të hapur rrugën për turizmin e cilësisë së lartë dhe për të bërë të mundur që struktura të tjera të bëhen në vend.

Nuk do ta harroj kurrë se cfarë më ka thënë kryeministri i Malit të Zi dhe kur e kam pyetur për strategjinë e ndjekur për strukturat e turizmit me 5 yjë.

Më tha, mos harro që unë jam kryeministër prej 20 e kusur vitesh dhe më janë dashur 10 vjet që të thyej akullin për të sjellë strukturën e parë. Mbasi ka ardhur struktura e parë me 5 yje, është krijuar besim dhe bindje se edhe Mali i Zi mund të jetë një vend ku të ndërtohen struktura të tilla… sepse është cështje besimi dhe për një investitor ku të jetë i pari, e në një vne ku ka njëmijë e një arsye për të guxuar, duhen guxim më vete!

Ne jemi në rrugë për të çelur një sezon të ri në turizmin shqiptar, pasi përveç grupit Melia, janë një sërë grupesh të tjera që prej dy vitesh punojmë me ta. Bindja ime është që në 3-4 vitet e ardhshme nuk do të jetë vetëm ky kantier, por dy tre apo katër tjera. Ky është një investim prej rreth 90 milionë eurosh. Duke llogaritur paketën e investimeve të mundshme, ambicia jonë është që të kalojmë 1 miliard dollarët. Fakti është që në 2016 turizmin prodhoi 1.5 mlnd euro duke u shndërruar në një shtyllë shumë të fortë të ekonomisë shqiptare e krahasuar me 2015, kontributi u rrit me 200 milionë euro.

Ne kemi patur 25% më shumë kërkesë sesa çfarë është oferta jonë turistike në kuptimin e shtretërve dhe infrastrukturës.

Ajo që duhet thënë është se sipas statistikave edhe të agjencisve dhe të infrastrukturës sonë hoteliere, deri në 2015, ne arritëm që të gjenerojmë 15 mijë vende pune. Projekti ynë i diskutuar dhe vlerësuar edhe nga BB e nga FMN, flet për mundësin e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm, vetëm në një periudhë prej 7-8 vitesh. Në këtë resort turisrtik punësohen 600 persona ndërsa me mbarimin e tij dhe fillimin e punës, do të nisin punë 1600  persona.

Vangjush Dako: Jemi duke përfunduar planin e përgjithshëm rregullues të kësaj zone… ftojmë të gjithë investitorët që të vijnë këtu dhe të shohin mundësinë për të investuar.

Milva Ekonomi: Jam e gëzuar që jam këtu. Eshtë shembulli më i mirë strategjik për turizmin. Në këtë vit që ne flasim shifrat e turizmit kanë qenë mbresëlënëse, aqsa edhe vetë operatorët turistikë nuk besonin. Ne vitin e kaluar kemi patur  4.7 mln turistë dhe kemi rritur të ardhurat sipas BSH-së me 1.5 mld euro. /TiranaNews/

Edi Rama Mali Zi Shqiperi Turizem
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Në 4 muaj në Shqipëri kanë hyrë mbi 1 mln shtetas të huaj, operatorët turistikë: Çmimet këtë vit 15-30% më të larta

23:24 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.