Kryeministri Edi Rama ka uruar ditëlindjen e PS-së në 29 vjetorin e saj me një video ku e nis me Dritëro Agollin e Fatos Nanon me pranga në duar dhe më pas i lirë, duke kujtuar më pas kohën kur fitoi mandatin e parë si kryebashkiak dhe punët që janë bërë, e deri te pakti me Bashën para zgjedhjeve të shkuara parlamentare.
Ja mesazhi qe jep
MIRËMËNGJES😊
Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…
🇦🇱❤️🤗
