Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama uron që mbështetja që ai mori në zgjedhje u kthehtë në mbarësi për vendin fqinj.
Teksa më tej shton se Shqipërinë me Malin e Zi e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.
“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkruan Rama në Twitter.