Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar festën bektashiane të Sulltan Novruzit duke u shprehur se një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja.
“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!
U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!
Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!
Dell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari! ☀️🌼🇦🇱”, shkruan Meta.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë me foton e Imam Aliut, me ditëlindjen e të cilit përkon dhe fesat.”Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian😍”, shkruan Rama.
