Është zbardhur agjenda e vizitës të kryeministrit Edi Rama në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ashtu sikurse u njoftua dy ditë më parë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër një tur ballkanik në rajon. Ajo që bie në sy është pritja për konfirmim e një takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili një ditë më parë deklaroi se nuk do të ketë takim bilateral me Ramën por tha se i ka kërkuar që të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të qeverive.

