Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama vijon fushatën edhe në Klos: Ka potencial ekonomik të pazbuluar, nuk është punë Bedriu kjo

12:36 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Matit, kryeministri Edi Rama vijoi fushatën në Klos. Rama nuk kurseu lëvdatat për kandidaten e mazhorancës për këtë bashki Valbona Kolën, e nga ana tjetër ironizoi rivalin e saj politik Bedri Hoxhën. Kryesocialisti theksoi edhe se qarku i Dibrës ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik i cili padyshim do bëjë pjesën e vet për ta kthyer Shqipërinë në kampione të rajonit.

“Unë s’kam hallin tim se e keni pa sa kam ik nga britmat e tyre. Problemin e kam te qytetarët. Ky qark ka dhe Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është grua, nënë e shoqe është dhe kokëderre e madhe si person. Sa herë që e kërkoj thotë jam në Dibër dhe realisht kemi vendosmërinë që t’i japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku sepse është një potencial ekonomik i pazbuluar, jo thjesht për dibranët, por për ekonominë shqiptare. Shqipëria kampione e Ballkanit nuk bëhet vetëm me detet, por duke futur dhe pjesën malore të Shqipërisë.

Për Valbonën nuk kam unë për të thënë shumë se ju e njihni, nuk është papunë si Bedriu, ne ja kërkuam sepse realisht duam të bëjmë hapa të tjerë përpara me Klosin. Unë e them gjithmonë që bashkia është grua, qeveria është burrë. Bashkia është e zonja e shtëpisë, për të pastruar rrugët. Me ju ik gratë një muaj jo shtëpia që bëhet lesh, por edhe leshi i mjekrës ju bëhet më i gjatë se imi. Hiq bashkinë është si me heq gruan nga shtëpia. Kush e pastroi, Bedriu?

E imagjinoni ju Bedriun duke pastru? Nuk ndodh, nuk është punë Bedriu kjo. Këta janë Bedri në tru se po të kishin zotësi do na e tregonin, që nga ’92-i të na tregojnë kemi pas këtë bashki dhe ja si e kemi bo, dy gjona bëjnë këta, ose shkojnë aty ja fusin gjumit si me të flejt gruaja në shpi ditë natë gjumë, ose të shkatërrojnë”,-tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.