Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama vizitë zyrtare në Athinë, takim me homologët Mitsotakis dhe Dendias

14:10 / September 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Athinës më 15 dhe 16 shtator në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Bëhet e ditur se ai do të takohet me homologun grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Siç raportohet në mediat greke, Rama do të marrë pjesë në një konferencë me temë “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohë të trazuara” ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Kjo vizitë e Ramës vjen në kohën kur në vend po zhvillohet debati lidhur me deklaratën e kryeministrit helen se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Një ditë më parë Rama tha se nuk ka marrëveshje.

“Marrëveshja quhet kur ekziston. Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula derikur kalon në disa etapa. Nuk quhet nëse nuk kalon Kuvendin dhe Presidentin. Presidenti aktual ushqehet shumë me thashetheme, dhe një komb i tërë u përfshi në një thashethem të krijuar nga hiçi. Mitsotakis nuk ka folur fare në ujrat që janë objekt i kësaj negociate por ka folur për një parim dhe nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë, sepse nuk përmbushen kushtet. Siç e cituar ju, konventa thotë që të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane për t’u zgjeruar me 12 milje. Ai ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë. Këtu plas peshku në një formë që është aq haluçiante saqë të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës. Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika e skuq peshkun me desperado, janë autorët e një marrëveshje reale që është rrëzuar nga GJK si një marrëveshje që cënon të drejtat kombëtare. Si ka mundësi që një fjali e thënë në parlamentin grek, e hedh këtu peshkun përpjetë. Ngrihet presidenti dhe bën sikur nuk kupton dhe kërkon hesap se çfarë po ndodh. Ndodh kur ka një dokument. Njësoj si për copëtimin e Kosovës. Ku do t’i çonin? Territoret në tokë, ajër dhe det, nuk ndahen si byrek. Terrioret janë në sytë e të të gjithëve. Si bëhen marrëveshjet e fshehta? Deti nuk futet dot në shishe. Më vjen shumë keq tani”, tha ai

Athine Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.