Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, dhe në postimin e mëngjesit këtë të premte, ai ka publikuar pamje nga vizita në parkun më të ri të Vlorës, ku edhe u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES, dhe me kënaqësinë e vizitës së mbrëmshme në parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
