Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama zbardh detaje nga takimi me Yuri Kim: Kemi humbur shumë kohë duke pritur..

20:40 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 8 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tregoi detaje lidhur me takimin që pati ditën e sotme me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Ai tha se ka diskutuar jo vetëm me ambasadoren Kim, por edhe me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë rreth reformës zgjedhore.

“Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar,” – tha Rama për Euronews Albania, i cili kujtoi se reforma është kërkuar edhe nga BE-ja dhe ajo duhet materializuar në tryezën e përbashkët sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Reforma zgjedhore aktualisht është ndalur, pasi opozita nuk ka qenë prezente në mbledhjet e Këshillit Politik, kjo si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksionale në zgjedhjet e ardhshme,” – shtoi Rama.

I pyetur për faktin se ambasadorja amerikane ka shprehur se sistemi danez mund të jetë i volitshëm për sistemin zgjedhor tonë si reformë, Rama tha se nuk e kishte dëgjuar prej saj një propozim të tillë.

“Nuk është ambasadorja amerikane e përfshirë në një temë të tillë, pasi tema është e përcaktuar nga BE, për një reformë zgjedhore e votuar në parlament në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Sigurisht nuk pengohen diskutimet për sistemin, por e kam thënë që për ne ky është detyrimi, por për sistemin askush nuk e ka të detyrueshëm të bjerë dakord me pahir,” – u shpreh Rama.

Rama Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.