Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me të rinjtë e Matit foli dhe për premtimin për 24 orë ujë për shqiptarët duke zbuluar dhe kushtin që kryebashkiaku i Matit Agron Malaj i kishte vendosur për të kandiduar.
“Më tha kryeministër jam shumë i qartë që nuk po shkoj në një vend pa vështirësi, po nëse nuk më premton që do t’i japim ujë 24 orë matjanëve të lutem mos ma kërko të shkoj. Nga ana tjetër sot unë arrita këtu nga rruga e Arbrit që është duke përfunduar, një ndryshim i jashtëzakonshëm me të gjitha herët dhe nuk kam ardhur pak herë këtu, nga rruga tjetër. Dhe ndërkohë fjala e parë që dëgjova ishte “aman, shumë bukur rruga e Arbrit po është rruga Burrel-Rrëshen që është bërë nga ata që duan të vijnë në pushtet prapë, që për 6 muaj e mori shiu dhe era. Sigurisht që do ta bëjmë. Jemi këtu për të thënë që politika e bën dhe e zhbën një vend. Varet në çfarë duarsh bie politika, në duar që punojnë të gjithën apo që gjithë ditën mendojnë si të futen në xhepat e të tjerëve. Pse të mos bëhej rruga e Arbrit për vite e vite të tëra, pse të ngelej kjo pjesë e parajsës shqiptare komplet e fshehur”, tha ai ndër të tjera.
