Kryesocialisti Edi Rama informon se Partia Socialiste do ta nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më 12 Prill.
Ai ka luajtur me simbolikën e numrit 12 duke nënkuptuar datën e nisjes së fushatës, numrin e qarqeve në vend dhe yjet në flamurin e BE-së.
Socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.
“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama në rrjetet sociale.