Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama zbulon projektet për Shkodrën: Ta transformojmë kryeqytetin e Veriut

13:34 / February 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5c2974f0 920d 42a3 82a2 46c46004a0b6 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama inspektoi rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Shkodra ka hyrë në një fazë të re, ndërsa shtoi se ‘ky është vetëm fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë’.

“Janë dy projekte transformuese për Shkodrën. I pari në sensin e marrëdhënies me të shkuarën dhe të domosdoshmërisë për të pasur një ekspozim të hapur të gjithë atyre plagëve të tmerrshme që diktatura komuniste hapi në Shkodër. I dyti për të krijuar një situatë të re brenda perimetrit të zemrës së Shkodrës, duke transformuar parkun në një hapësirë që e ngre në pah dhe duke i shërbyer komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat.

Janë dy projekte shumë ambicioze, por dua të them që ia kemi besuar njeriut të duhur. Hernandez është ‘shalqi me provë’, siç i themi. Është arkitekti i qilimit të gurtë në Shirokë që është i jashtëzakonshëm, jo rastësisht ka marrë vlerësime ndërkombëtare shumë prestigjioze.

Së bashku me të po punojmë për hyrjen e re të qytetit, që është një projekt ambicioz. E dimë shumë mirë sa impakt kanë hyrjet e qyteteve. Kam bindjen se këto projekte do kenë një impkat të fortë në sensin e promovimit të qytetit. Muzeu i Kujtesës do jetë një tjetër hallkë e zinxhirit të hapësirave që ne po krijojmë.

Kanë krijuar goxha impakt ndërkombëtarisht. Shkodrës do i bëhet një promovim i mëtejshëm duke bërë që të dalë nga kufijtë, patjetër që do sjellë shumë më tepër vizitorë, të ardhura, dije lidhur me Shkodrën.

Jemi të vetëdijshëm për barrën financiare, por do e financojmë së bashku me Bashkinë e Shkodrës. Barrën kryesore do e mbajë qeveria.

Xhamia e Shkodrës do kthehet në një nga projektet spektakolare. Patjetër që do duhet të realizohet sa më mirë.

Shkodra ka hyrë në një fazë të re. Nuk ka diskutim që është vetëm fillimi i një transformimi, që në Shkodër filloi 30 vite me vonesë.

Për ta forcuar dhe rritur sa më shpejtë trendin e sapo nisur të një turizmi të qëndrueshëm në Shkodër.

Dua ta mbyll tek nevoja që të kemi një angazhim të drejtpërdrejtë të grupeve të interesit dhe komuniteteve fetare”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.