Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ramavirusi”/ Tabaku: Asnjë premtim s’e shpëton dot Ramën nga revolta e shqiptarëve

10:37 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 03 05 at 2.04.59 PM 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit se tallet me bizneset dhe shqiptarët. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tabaku pohoi se asnjë premtim nuk e shpëton dot Ramën nga revolta e shqiptarëve.

“Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë.”, shkruan Tabaku, ndërsa ka postuar dhe një video nga deklaratat e Ramës.

REAGIMI I TABAKUT

Asnjë premtim i ri apo i vjetër nuk e shpëton dot Edi Ramën nga revolta e shqiptarëve që sot janë më të varfër se kurrë. Qytetarët me xhepa të zbrazur dhe pa asnjë mundësi për të jetuar nuk gënjehen dot sepse e kanë të qartë se ideatori dhe zbatuesi i kësaj krize është RAMAVIRUSI.

Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim. Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqësinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër.Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave.

Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat. Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton. Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet.Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë. Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.