Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me mbështetës të PD-së në Lezhë ku tha se kryeministri Edi Rama po mundohet t’i mbushë mendjen shqiptarëve se Shqipëria nuk ka asnjë problem. “Ramës i ka ikur truri”, tha Basha, duke shtuar se kryeministri duhet të largohet.
“Me propagandë po mundohet t’i mbushë mendjen shqiptarëve pse Shqipëria nuk ka asnjë problem, përkundrazi dhe shqiptarët e ngritur në protesë janë pengesë për turistët. Ramës i ka ik truri. Ndonjëherë është më mirë të flasim me fjalët direkte, i ka ik truri komplet. Sepse nuk po i funksonon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëze, t’i bëj njerëzit të vegjël, t’i trembë, t’i frikësojë, t’i dëshpërojë, t’u thotë se gjithçka në këtë vend është njësoj”, tha Basha në fjalën e tij.
Të luftojmë pr Lezhën dhe gjithë vendin tha Basha, duke shtuar se basti kryesor i Ramës ishte shkurajimi i njeërzve, përçarja e shqiptarëve dhe hedhja kundër-njeri tjetrit.
