Kryeministri Edi Rama ishte duke folur lidhur për bashkëpunimin mes universiteteve Kosovë-Shqipëri, ku tha se po punohet që studentëve nga Kosova t’u jepet më shumë hapësira në Shqipëri, megjithatë shtoi se nuk ka ende asgjë konkrete. Teksa fliste për bashkëpunimin mes Kosovës, Rama foli edhe për një “absurd në legjislacionin shqiptar” për lejet e punës. Në këtë moment tështiu njëri nga ambasadorët dhe Rama e kaloi me batutë.
“Po kështu për lejet e punës, kishte një absurd në legjislacionin tonë…shëndet Zoti Ambasador! pPo ti tështin vetëm kur them fjalë të këqija, tështi njëherë kur them fjalë të mira”, tha Rama.
Rama tha se një mundësi shumë e mirë për studentët e Kosovës do të jetë edhe hapja e Universitet Teknik të Stambollit në vendin tonë, ku do kenë mundësi që të marrin një diplomë, pa pasur nevojë për të shkuar shumë larg vendit të tyre dhe me më pak shpenzime.
