Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë, ai të bëjë punën e kryeministrit”/ Ahmetaj: Bëri rolin e gjykatësit!

22:03 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ahmetaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj tij për çështjen e inceneratorëve dhe njohjet e udhëtimet e tij me pronarët e kompanive të këtyre impianteve.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj deklaroi se Ramës nuk i ka kërkuar asnjëherë ndihmë për asgjë, teksa shtoi se kreu i qeverisë duhet të fokusohet më shumë në rolin e kryeministrit dhe të mos “veshë kostumin” e gjyqtarit.

Përsa i përket akuzave për udhëtimet dhe qëndrimet në hotel me pronarët e inceneratorëve, Ahmetaj i ka përgënjeshtruar të gjitha informacioneve që janë publikuar në media.

Ahmetaj: E di çfarë ka thënë ky djali që ke sjell në studio? Ky ka shkruar në portalin e tij se unë dhe Eriola, tek shtëpia në plazh që ftojmë miq dhe bëjmë orgji. Tani të më thonë mua qytetarët shqiptarë, a ka ndonjë gjë morale. Sulmet janë fakte të mercenarëve. Jo s’është e vërtetë, nuk kam fjetur në hotel.

Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga viti 98’ fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve të bëjnë atë që kam bërë unë…

Pyetje: Si i komentoni qëndrimet e kryeministrit ndaj teje?

Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm.

Pyetje: T’u kujtua Saimir Tahiri apo Lefter Koka?

Ahmetaj: Mua më kujtohen, kur ka qenë dhe Bashkim Fino i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë, me shumë dhimbje. Me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, por dhimbja që të shohë një ish-koleg në atë gjendje. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personal;e.

Pyetje: Ka bashkëpunuar për ndonjë gjë, ka pasur dijeni për çështjen e inceneratorëve?

Ahmetaj: Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi, ja kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt.

Arben Ahmetaj Edi Rama ndihme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.