Kreu i Aleancës Ardhmëria e Kosovës, Ramush Haradinaj sëbashku me një grup deputetësh, pas PS-së, kanë zhvilluar takim dhe me grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se temë e bisedimeve ishin zhvillimi ekonomik dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Postimi i Ramush Haradinajt:
Me deputetët e AAK-së dhe kolegë të tjerë, u pritëm sot në takime të ndara nga grupet parlamentare të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të kryesuara nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi.
Shprehëm vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes partive tona, për të shtyer përpara agjendat kombëtare në funksion të zhvillimit ekonomik dhe faktorizimit të shqiptarëve në rajon e Evropë. Bashkë jemi më të fortë.
