Rana e Hedhur është padyshim një nga plazhet me unike të Shqipërisë, është një zonë ku duket sikur rëra i është sulur malit, shpati i të cilit është i mbushur me një rërë të imët.Fjalet me të duhura për ta përshkruar këtë vend do të ishin “i paeksploruar” dhe “i paprekur”.
Rana e hedhun është vetëm 3.5 km nga Shëngjini. Edhe pse është në të njëjtën vijë bregdetare është krejt ndryshe, një plazh i pastër, gati i gati i virgjër.
Ky plazh të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det.
Ai ka qenë një plazh i fshehur dhe i pa frekuentuar shumë deri më tani për shkak të rrugës së keqe. Tashmë lajm i mirë është se rruga është shtruar me asfalt dhe ka arritur të behët një nga destinacionet më të frekuentuar gjatë sezonit të kësaj vere.
Kujtojmë se në fillim të sezonit veror u zhvillua në kete plazh nje nga festivalet me te njohura te muzikes “Unum Festival” me muzikë elektronike luajtur nga 50 DJ të huaj. Ishte një kombinim ideal mes muzikës së mirë, rërës, detit dhe maleve dhe bukurisë natyrore.
“Rana e Hedhun” u konsiderua nga organizatorët e ketij festivali si vendi i duhur ku mund te bashkohej muzika me peisazhet si një ëndërr e bukur ku drita e diellit reflektonte në det, ndërkohë ndihej zhurma e ëmbël e erës që rrëshqiste butësisht nëpër pisha.
Falë këtij festivali u mblodhen mbi 7.000 turista të huaj, duke e kthyer këtë zonë të paekspoluar në një nga destinacionet që ja vlen për t’u vizituar këtë verë jo vetëm nga turistët e huaj por edhe nga vendasit.