Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raportet me Ramën, Arta Dade: Pse nuk pranoj të kthehem në PS

21:24 / November 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dade Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja socialiste Arta Dade ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” në Abcnews. Dade mes të tjerash është pyetur nga moderatori Mustafa Nano për raportin e saj me kryeministrin Edi Rama si dhe çështjen e Reformës Zgjedhore.

Për këtë të fundit Dade tha se sistemi aktual duhet të ndryshojë, por problemet nuk duhet ti atashohen vetëm sistemit.

“Unë refuzova të jem anëtare dhe ka qenë zgjedhja e kryeministrit që nuk jam në asamble. Janë shumë gjëra që duhet të dryshojnë dhe më së pari sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë. Nëse do kishim lider mëndjehapur patjetër që sistemi të krijon mundësi të krijosh një grup parlametar me vlera. Prandaj duhet të kalojmë në një sistem ku votat të kalojnë për atë individ që votohet.

Unë thashë që nuk mund ti atashohet çdo gjë sistemit. Është bërë një hap përpara me gratë në politikë. Ajo i krijon elektoratit një mendje të hapur për të zgjedhur individin. Edhe atyre që marrin vendime për të caktuar kandidatë i kufizon për të bërë abuzimin me lista. E dyta ka të bëjë me sistemin aktual, me zbatueshmërinë e neneve me statutet përkatëse. Ne kemi dalë përmes një sistemi demokratik. Do pjekuri politike do që të kesh lider me mendje të hapur. Nuk është se nuk ta mundëson ky sistem, por mbi bazën e këtij sistemi është thelluar autoritarizmi i liderit”, tha Dade.

E pyetur nga Nano nëse do i vinte një kërkesë për t’u ripërfshirë a do e pranonte, Dade u përgjigj:

“Nëse do të kishim këtë format me këtë lider partie, me këtë kryesi. Nuk e pranoj. Unë kam refuzuar të punoj me Edi Ramën që në momentin kur refuzova të jem pjesë e tij në listën e kryesisë. Në mbledhjen e asamblesë mbeta i vetmi zë për shkeljet flagrante të statutit. Dhe nisur nga kjo unë kam menduar që Edi Rama duhet të ikte, PS duhet të krijonte një ekip me vlera”, u shpreh ajo.

Më tej moderatori e ka pyetur Daden edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin u shpreh se të krijon përshtypjen sikur punon por vijon të jetë sipas saj “nën tutelën e Edi Ramës”.

“Mua më duket që po punon por në fakt krijohet përshtypja që vazhdon të jetë nën tutelën e kryeministrit. Ndoshta ka patur momente që mund të kishte festuar një lidership më shumë dhe një pavarësi relative më të madhe. Unë kam dashur që ta shikoj këtë. Mendoj që në zgjedhjet e fundit, asnjë zë nga kandidatët e PS nuk artikuloi qendrimin që do të pëlqente të kishte një kundërshtar përballë. Pra kjo është një fitore në tavolinë për të cilën lidhur me ato që ka kërkuar opozita vazhidmisht, artikulohet nga mazhoranca se mund të jetë një fitore në tavolinë. Unë besoj se mazhoranca do të përfitonte disa vlera duke dhënë mesazhin se duhet të ulet tensioni politik kur ti ke në axhendë integrimin në BE. PS ka pasur raste për ta bërë e vetme qeverinë dhe nuk e kemi bërë. Opozita u vetëvra duke dorëzuar mandatin. Këtu fillon edhe kundërshtia ime.  Opozita në takimet që ka patur me ndërkombëtarët mund të ketë marrë një garanci për tu ulur. Ne kemi adoptuar në mjaft raste shumë nga praktikat të cili i kemi refuzuar sa herë që kemi patur zgjedhje’, deklaroi ajo. / ABC


arta dade
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.