Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raportet sekrete të CIA, planet për Serbinë e Madhe, sulmet ajrore dhe lufta me Shqipërinë

21:45 / April 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lufta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Serbia e Madhe: ngatërrestarja e Ballkanit”. Kështu titullohet dokumenti sekret i përpiluar nga agjentët e inteligjencës amerikane gjatë viteve ’90, në të cilin detajohen qartë synimet e regjimit të Millosheviçit për të bërë spastrim etnik në rajonin tonë, kryesisht në Kosovë dhe Bosnje, por edhe në Kroaci.

Ndër këshillat që jepte CIA, se si duhej vepruar për të ndaluar atë që konsiderohej një e keqe e madhe dhe e vazhdueshme për Ballkanin dhe Europën, thuhet: “Beogradi nuk do të ndalojë në ofrimin e mbështetjes aktive për krijimin e një Serbie të madhe, etnikisht të pastër, përmes forcës, deri sa komuniteti ndërkombëtar të fuqizojë sanksionet strikte të tregtisë, të armatosë Bosnjen dhe Kroacinë, të kryejë sulme ajrore kundër shënjestrave ushtarake serbe në Bosnje, si dhe të fuqizojë një zonë të ndalim-fluturimit në Ish Republikën Jugosllave dhe të kërcënojë me sulme ndaj zonave ushtarake në Serbi.”

CIA vlerësonte në atë kohë se “Serbia e Madhe” do të krijonte trazira dhe shkatërrim mes fqinjëve, duke nisur me spastrimin etnik në Kosovë dhe blerë armë të shkatërrimit në masë si ato kimike. Inteligjenca amerikane thekson në raportet e saj se Kosova në vitet ’90 ka një popullatë mbi 90 për qind shqiptare, ndërsa vetëm një zonë në veri kishte popullatë serbe. CIA pasqyronte një panoramë që ngjason dhe me realitetin e tanishëm, ku edhe në vitet ’90, perëndimi përdorte metodën e karotës dhe shkopit për të qetësuar Beogradin, por që rezultati ishte bombardimi i Serbisë për të shmangur një luftë edhe më të madhe. Ndër skenarët që shqyrtohen, është dhe ai i përplasjes direkte mes Shqipërisë dhe Serbisë. “Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë rreth 65 mijë trupa dhe planet e Ministrisë së Mbrojtjes përcaktojnë mundësinë e mobilizimit të mbi 400 mijë burrave në një krizë.”

Por vlerësohet se ushtria e Shqipërisë do ta kishte vështirë që t’i bënte ballë forcave serbe me armë të sofistikuara. Në këtë skenar parashikohej një përfshirje e Turqisë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Greqia nga ana tjetër do të ishte kundër. Në një tjetër dokument sekret të vitit ‘93, CIA mbështet qëndrimin e ish presidentit Bush, se në rast konflikti të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitur për të angazhuar fuqi ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe madje në Serbi.

planet raporti CIA serbia e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.