Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti/ 1 në 7 adoleshentë në BE vuan çrregullime mendore

13:45 / October 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ghjghjhgj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UNICEF apo Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka zbuluar në raportin e tij të fundit se 1 në 7 adoleshentë në vendet e Bashkimit Europian vuajnë çrregullime mendore.

Po sipas këtij raporti 1/3 e problemeve të shëndetit mendor shfaqen përpara moshën 14 vjeç.

“Ne mendojmë që kemi një trend edhe më të lartë të këtij numri në Shqipëri, d.m.th. ne kemi jo 1 në 7 adoleshentë, por ndoshta 1 në 5 ose 6 adoleshentë që përjetojnë problematika të shëndetit mendor. Ka një sërë arsyesh për këtë, ne si shoqëri nuk jemi të edukuar për problematikat e shëndetit mendor.

Nëse bota dhe Europa specifikisht janë të vëmendshëm për t’i pikasur më shpejt këto problematika familjet shqiptare i lënë në hije. Nëse më përpara i kemi hasur problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët 15, 16, 17 vjeçarët, tani i shohim edhe tek moshat 7 vjeç, 8 vjeç apo edhe 5 vjeç, që prindërit i sjellin për konsulta me psikologun.

Ne konstatojmë se janë shtuar shumë problematika të bullizmit, që e bëjnë pastaj fëmijët që të përjetojë gjendje ankthi, ndërsa adoleshentët elemente depresioni. Hasim edhe çregullime të personalitetit, mund të kenë problematika që mund të kenë nevojë të konsultohen me mjekë psikiatër dhe për të marrë medikamente.

Ndërkohë që po vëmë re një shtim të fenomenit të identitetit seksual, adoleshentë më së shumti që ndihen ndryshe brenda tyre, por nuk mund ta shprehin dot lirshëm këtë në familje dhe shoqëri. Thirrja ime është kjo qasuni me psikologun, keni psikolog në çdo institucion shëndetësor, arsimor, spital. Ju lutem drejtohuni tek psikologu, shërbimi është pa pagesë”, tha Valbona Treska, Presidente e Urdhrit të Psikologut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.