Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raporti/ Avokati i Popullit kritika për shpronësimet: Shteti sillet në mënyrë arbitrare

14:21 / April 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
77 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një problematikë e konstatuar gjatë veprimtarisë së Avokatit të Popullit në vite, por që vazhdon edhe për vitin 2021 është shpronësimi për interes publik i pronës private nga shteti. Avokati i Popullit ka konstatuar se argumenti që përdoret për shpronësimet për interes publik e ka bërë shtetin që të sillet në mënyrë arbitrare me qytetarët. Në raportin dorëzuar në kuvend avokati i popullit thotë se qytetarët nuk kompensohen drejt.

“Pothuaj në të gjitha rastet, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen ‘në mënyrë arbritare’ me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët, por edhe poseduesit, duke qenë se i zhveshin këta të fundit nga e drejta e pronësisë dhe nuk i dëmshpërblejnë/kompensojnë paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore”.

Në raport theksohet se ka një numër të lartë ankesash në drejtim të zvarritjes së procesit të kompensimit financiar, për subjekte që ende nuk kanë marrë kompensim. Qytetarët sipas Avokatit të Popullit ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit që në disa raste përdor edhe ‘forcën’ për to.

“Qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit i cili në këtë rast e përdor ‘forcën’ jo në mbrojtje të tyre por ndaj tyre. Shteti, nëpërmjet organeve të administratës publike, duhet të kujdeset për interesat pronësore të qytetarëve, në rast shpronësimi, duke pasur në konsideratë procesin e rregullt ligjor dhe nevojat social-ekonomike të tyre”.

Vitet e fundit qytetarët kanë qenë të pakënaqur nga shuma financiare që kanë marrë nga shpronësimet që i janë bërë pronës së tyre për interes publik, kjo gjë ka detyruar ata që të protestojnë për të kërkuar vlerësimin me çmimin e tregut. Për situatën e shpronësimeve Avokati i Popullit thotë se ka administruar një numër ankesash në të cilat individët ankohen ndaj institucioneve përgjegjëse për shkelje të së drejtës për një proces të rregullt ligjor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.