Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raporti i CIA-s: Edhe vetë serbët u çuditën çfarë u bënin shqiptarët komunistë kosovarëve!

10:02 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fotoja ballina ballina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pjesën e dytë të raportit të CIA-s për shqiptarët në Jugosllavi flitet për ndryshimet radikale pas vitit 1944, kur komunistët fituan. Nga një gjendje lirie nga viti 1941 deri në vitin 1944, raporti që u deklasifikua në vitin 2011, thotë se shqiptarët e Kosovës kaluan në mjerim. Ata u vranë, u burgosën dhe u varfëruan. “Komunizmi siç aplikohet në Kosovë nuk ka të bëjë fare me doktrinat marksiste. Është thjesht produkt i urrejtjes që kanë serbët dhe malazezët për shqiptarët. Këtu komunizmi synon të thyejë kosovarët, që ata të shuhen dhe pasuria e tyre të merret nga të ashtuquajturit çlirimtarë”, thuhet në një pjesë të raportit.Në raportin top-sekret të vitit 1953 të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, e njohur si CIA, që u deklasifikua pjesërisht në vitin 2011 dhe të cilin e ka siguruar Albanian Post, një pjesë e konsiderueshme i kushtohet situatës politike dhe dallimeve në regjime, para dhe pas ardhjes së komunistëve.

Sipas këtij raporti, nga viti 1941 e deri në vitin 1944, kur me Shqipërinë e bashkuar udhëhiqnin ata që njihen tani si “kolaboracionistët”, serbët dhe malazezët jetonin si qytetarë të barabartë brenda territorit. Kur komunistët fituan, gjithçka ndryshoi.

“Nga viti 1941 kur Kosova u bashkua me Shqipërinë, deri në vitin 1944 kur sllavo-komunistët morën pushtetin, nënshtetasit serbë dhe malazezë trajtoheshin njësoj si shqiptarët e Kosovës, domethënë me barazi të plotë, telashe kishte vetëm për ata individë që ishin kundër regjimit dhe të cilët merreshin me intriga politike”, thuhet në dokumentin e CIA-s të siguruar nga AP-ja.

“Kishte liri të plotë të adhurimit fetar. Rendi publik ishte shembullor. Shqiptarët, serbët dhe malazezët mund të udhëtonin të pashqetësuar drejt qyteteve të Shqipërisë; atje tregtarët shkonin për të shitur mallrat e tyre dhe për të blerë mallra të prodhuara për t’i marrë përsëri në prapa”.“Askush nuk mbeti i uritur, sepse kishte ushqime të bollshme si në vend, ashtu edhe në qytete. Dyqanet ishin gjithmonë të pajisura mirë me mallra të ndryshme dhe dyqane të reja po hapeshin për qytetarët. Kostoja e jetesës u rrit gjatë viteve të luftës, por kjo ishte kryesisht për shkak se qeveria shqiptare kishte braktisur standardin e arit”, saktëson raporti.Sidomos për shqiptarët e Kosovës, thotë raporti, ishin vite të arta të zhvillimit dhe emancipimit.

tul tulica

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë dhe kërkon angazhim të përditshëm në terren: Kujdesi shëndetësor nis duke dëgjuar qytetarët

17:39 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake

11:37 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.