Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i DASH kundër qeverisë, nënkryetari i Kuvendit: Rama të tërhiqet nga presioni ndaj medias

12:46 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i DASH për Shqipërinë, flet për mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale. Ndaj dhe nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se qeveria “Rama 3”, duhet që të tërhiqet nga presioni ndaj medias. “Ky institucion i lartë i SHBA-së, ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardeve në raport me DASH dhe SHBA”,-shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë

Një vend si Shqipëria, e cila po vuan për të ndërtuar shtetin e sundimit të ligjit dhe të standardeve demokratike ka bërë një zgjedhje nga pikëpamja retorike racionale. E ka bërë atë pushteti e ka bërë opozita në këto 32 vjet. E kam fjalën për politiken amerikane, deklaratat dhe raportet e DASH. Ato nuk mund t’i përdorim vetëm si fruste ndaj njeri tjetrit kur na shkon për shtat. Kur na bie hidhet e shtyjmë, e refuzojmë, e interpretojmë fshtaçe.

E para që duhet të reflektojë ndaj tyre është ajo që ka përgjumësinë më të madhe pra qeveria. Raporti i fundit i Dash ngre shqetësime për shumë çka nuk shkon e bëhet keq në vendin tonë duke i adresuar problemet e pafundme që shpërthejnë si ujërat e zeza. Në kauze thërritet qeveria.

Raporti i Dash ngre shqetësim, evidenton çedimet procedurale për prishjen e hotelit “Prestige Resort” pronari i të cilit posedon disa nga mediat më të rëndësishme në vend duke aluduar që mes këtij fakti dhe linjës editoriale ka lidhje gjë e papranueshme për një demokraci liberale. Gjithë kohën qeveria në luftën e saj politike ndaj opozitës përdor si argument disa vendime të DASH që kanë trazuar politiken tonë e atë opozitare në veçanti.

Sot ky institucion i lartë i SHBA ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardeve në raport me DASH dhe SHBA. Përmendja e kësaj ngjarjeje në raport është mbështetje morale, por edhe legale për drejtuesit e këtyre mediave si dhe drejtim gishti ndaj qeverisë.

DASH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Trump shkarkon Paolo Zampollin nga DASH, i dërguari special: Koha për një kapitull të ri

09:17 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.