Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i DASH/ Monika Kryemadhi i përgjigjet kryeministrit Rama: Peshku qelbet nga koka, qeveria e fasadave nuk i pëlqen faktet

21:17 / April 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Teksa ka shpërndarë një artikull të Panorama.al, Kryemadhi thotë se peshku qelbet nga koka do të ishte përkufizimi shqip i raportit të DASH për vendin tonë.

Ajo thekson se raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

Deklarata e Monika Kryemadhit

“Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore.

Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes.

mona2

Kryemadhi peshku qelbet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.