Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti i drogave/ Shqipëria furnizim me kokainë nga Bolivia, mbetet rrugëkalim i heroinës

18:16 / June 30, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6d5c17c384d65237862c2a2aa69ca1d2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqetësimi për trafikun e drogës në vendin tonë nuk është më si disa vite më parë, por Shqipëria mbetet ende një nga vendet tranzit i heroinës dhe kokainës, sipas raportit të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit.

Në këtë raport, Shqipëria përfshihet në një prej hartave ku janë ngjyrosur “vendet burim dhe tranzit i ngarkesave të heroines nga periudha 2018 deri në vitin 2021”. Këtu vendi ynë përfshihet duke u ngjyrosur me rozë.

Harta më poshtë:

640 0 95f93e985fd943028f55a9ffa2a4aa87

Në një hartë tjetër ku paraqiten kanalet e trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Bolivia për në shtetet e tjera, por ashtu paraqitet një lidhje direkte e trafikantëve shqiptarë me ata bolivianë. 

Tashmë është i njohur fakti që grupet e trafikantëve shqiptarë kanë shkuar deri në burim në trafikun e drogave të forta, duke krijuar kontaktet e tyre me prodhuesit në Ekuador, Meksikë apo Kolumbi. Droga vjen në Portin e Durrësit, ku janë zbuluar rregullisht ngarkesa me kokainë në anijet që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

Në përmbledhjen e raportit të drogave për vitin 2023 pranohet se përdoruesit e drogës në të gjithë botën janë shtuar, kjo falë uljes së çmimit për substancat sintetike.

Të dhënat tregojnë se në të gjithë botën janë 13.2 milionë përdorues droge, rreth 18 për qind më shumë se sa ishte vlerësuar më parë. Ndërkohë, numri i njerëzve që vuajnë nga çrregullimet e përdorimit të drogës është rritur në 39.5 milionë, një rritje prej 45% gjatë 10 viteve.

Për Shqipërinë, ende nuk ka një shifër zyrtare mbi përdoruesit e kokainës. E dhëna më e fundit u publikuan në një raport të vitit 2017 nga OKB, sipas të cilit prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, më e larta në të gjithë botën.

Në fakt, të dhënat e pakta që publikohen nga policia konfirmojnë se situata e konsumit të kokainës në vendin tonë është e rënduar.
Disa muaj më parë policia goditi një rrjet të shitjes së drogës prej 20 personash në Tiranë.

Tregu i këtyre shitësve ishte fokusuar kryesisht në gjimnazet e kryeqyetit. Nxënësit ishin kthyer në konsumatorë të rregullt të kanabisit, heroinës dhe kokainës, sipas të dhënave të policisë. Rrjeti i shitjeve shtrihej në të gjithë kryeqytetin, që nga Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-parku, Lapraka etj.

Fill pas këtij lajmi, mjekët konfirmuan se rastet e të miturve që përdorin droga të rënda janë shtuar. Deklaratë e fortë ishte ajo e mjekes toksikologe Amarda Gashi, sipas së cilës vajza nga 12 apo 13 vjeç janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në spital për shkak të përdorimit të kokainës.

“Kokaina ka nisur të përdoret dhe nga vajzat të cilat vijnë në pavionin tonë për ndihmë. Rastet emergjente janë të shpeshta gjatë fundjavës, për shkak të festave të shfrenuara”– u shpreh Gashi për mediat.

Për të kuptuar më shumë shërbejnë disa shifra të punës së policisëm sipas të cilës vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2023 ishin arrestuar rreth 450 persona për shpërndarje droge.

Deri disa vite më parë, mendohej se droga që përdorej më shumë në Tiranë ishte kanabisi, një drogë e lehtë, përdorimi i të cilës po legalizohet në shumë vende të Europës, shkruan lapsi.

Por situata ka ndryshuar. Arrestimi i qindra shpërndarësve të kokainës në pak muaj, do të thotë se është “e bardha” që po dominon tregun.

Raporti Botëror i Drogës 2023 shpjegon se pabarazitë sociale dhe ekonomike nxisin – dhe nxiten nga – sfidat e drogës; shkatërrimi mjedisor dhe abuzimet e të drejtave të njeriut të shkaktuara nga ekonomitë e paligjshme të drogës; dhe dominimi në rritje i drogave sintetike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë, nisin hetimet për 13 persona

10:55 / October 25, 2026

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.