Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

12:39 / May 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3712
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e radhës Ndërqeveritare me Shqipërinë, për të diskutuar rreth mbylljes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Europian.

Gazetari i Klan News Vladimir Lame raporton se Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Shqipërinë ka avancuar zyrtarisht përtej nivelit të grupit teknik duke u përfshirë në agjendën e mbledhjes së të premtes të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së.

Raporti mund të miratohet nesër si një “pikë I” pa diskutim nga ambasadorët.

Miratimi formal nga COREPER do të hapë rrugën për mbledhjen e konferencës ndërqeveritare më 26 maj për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave.

Që Shqipëria është vetëm një hap larg mbylljes së kapitujve me BE-në, këtë e tha edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla paraditen e sotme.

Në një dalje për mediat, duke u ndalur tek vizita e tij tre-ditore në Gjermani, ai tha se “Të qëndrojmë tek momentumi shumë i mirë që ka të bëjë me rrugën europiane të Shqipërisë. Jemi në përmbyllje të një jave që BE në respekt të procedurave burokratike kalon nga grupi i punës tek Komiteti i përfaqësuesve, nesër, ku në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale në shumë institucione shtetërore, nga gjithë ato djem edhe vajza të përfshirë në proces, që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme.”

Për të disatën herë, Balla theksoi se të gjitha vendet anëtare e rekomandojnë si shembull për vendet e tjera. Madje shtoi se shumë ekspertë moldavë janë instruktuar të vijnë në vendin tonë për të parë rezultatet nga afër.

“Sa i takon Moldavisë, ekspertët moldavë vijnë në Shqipëri në mënyrë të rregullt për të parë nga afër se si e bëmë ne vetingun e gjyqtarëve.”, tha Balla se kjo ishte “krenari për çdo shqiptar”.

“Nëse më 11 maj 2025 shqiptarët na votuan me shumicë për vizionin ‘Shqipëria 2030 në BE’, mos u habisni që Shqipëria hapin e madh të anëtarësimit ta bëjë përpara 2030-ës.”

fazën teknike ibar kalon raporti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.