Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i KE për Integrimin Europian, ministrja Xhaçka: Për ne rekomandimet janë plan pune

13:05 / November 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend, tha se raportin e Komisionit të Europës për integrimin e vendit në Bashkimin e Europian, rekomandimet i cilëson si plan pune për qeverinë. “Identifikimi i sfidave është në natyrën e këtij dokumenti. Vendet që kanë avancuar para nesh, mangësitë e identifikuara tek ata janë edhe më të mëdha se tonat. Mangësitë e identifikuara duhen lexuar në kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të progresit. Krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, por nuk e shoh si një fletë lavdërimi”. Ajo tha se në raporti i KE, thuhet se qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE, pavarësisht sfidës së trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë.

Pjesë nga fjala

Raporti 2022 i KE, konfirmim i punës së madhe që kemi bërë për të çuar përpara integrimin evropian. Raporti konfirmon vijimin e përmbushjes të kritereve për hapjen formale të bisedimeve. Qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE, pavarësisht sfidës së trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë. Grupkapitujt themelorë, Shqipëria kryeson në rajon me një nivel përgatitje të moderuar.

Funksionimi i gjyqësorit, kemi kaluar vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Vlerëzimi pozitiv i KE shtrihet në çdo fushë, duke theksuar një progres të vazhdueshëm. Vlerësimi më i lartë vjen në fushën e marrëdhënieve me jashtë, sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria vlerësohet si një partner aktiv dhe i besueshëm i BE. Vlerësohet përkushtimi që kemi treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit proaktiv rajonal.

Sistemi gjyqësor shqiptar ka arritur një nivel mesatar përgatitje, vlerësim më i mirë se viti i kaluar. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë vazhdon, ka progres të përgjithshëm të mirë. Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitje. Përparim edhe tek prokurimet publike, kemi ngritur një sistem elektronik të ankesave dhe apelimeve. Lufta kundër krimit të organizuar, progres në plotësimin e rekomandimeve të vitit të kaluar

Identifikimi i sfidave është në natyrën e këtij dokumenti. Vendet që kanë avancuar para nesh, mangësitë e identifikuara tek ata janë edhe më të mëdha se tonat. Mangësitë e identifikuara duhen lexuar në kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të progresit. Krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, por nuk e shoh si një fletë lavdërimi. Rekomandimet e KE po kthehen në një plan pune për qeverinë. Siç e dini jemi në procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025. Masat legjislative dhe zbatuese që do të ndërmerren, do të bazohen tek rekomandimet e Komisionit.

Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.