Një raport i klasifikuar amerikan ka bërë të ditur se Vladimir Putin është afër fundit të tij pasi është i prekur nga kanceri dhe parkinsoni. Sipas raportit, zyrtarët e rangut të lartë në Kremlin “po ndjejnë se fundi është afër” për presidentin 69-vjeçar rus.
Prej kohësh është përfolur se Putini ka qenë duke luftuar me probleme shëndetësore si kanceri dhe Parkinson. Tre shefat e spiunazhit amerikan, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kanë bërë të ditur se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime me paranojën e Putinit për të mbajtur pushtetin.
Zyrtarët e inteligjencës thanë se përkeqësimi i shëndetit të Putinit do t’i bëjë më pak të mundshme perspektivat e luftës bërthamore – por vdekja e tij do të “shkaktojë kaos”.
“Kopja e Putinit është e fortë, por jo më absolute. Lëvizja brenda Kremlinit nuk ka qenë kurrë më intensive gjatë sundimit të tij, të gjithë e ndjejnë se fundi është afër”, është shprehur një oficer i lartë i inteligjencës amerikane. Ndërsa një drejtues i lartë i Forcave Ajrore shtoi: “A është Putin i sëmurë? Absolutisht. Por ne nuk duhet të presim që ai të vdesë për të ndërmarrë veprime proaktive nga ana jonë. Një boshllëk pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën”
Kremlini nuk ka komentuar mbi operacionin e supozuar të kancerit, por këmbëngul se Putin është në gjendje të mirë shëndetësore. Fundjavën e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë zërat për shëndetin e keq të Putinit në një intervistë në një televizion francez, shkruan Daily Mirror.
Disa raporte pretendojnë se Putini gjithashtu ka demencë ose Parkinsoni në fazë të hershme.
