Një ditë më parë u publikua dhe raportin i ndërmjetëm i misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Duke përshkuar situatën aktuale politike, në raport thuhet se vendimi i Metës është një përpjekje për gjetjen e dialogut ndërsa PS nuk pranon të njohë dekretin.
“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit”,- thuhet në raportin e OSBE”, thuhet në këtë raport.
Lexo edhe- Raporti i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet: Mjedisi politik mbetet i polarizuar
Ajo që bie në sy është se vendimi i kreut të shtetit nga OSBE cilësohet si dekret, ndërkohë që PS-ja pretendon se presidenti nuk mund të nxjerr dekret për anulimin.
Raporti pasqyron me nota tejet negative situatën e mediave në Shqipëri. “Mjedisi mediatik është i larmishëm dhe karakterizohet nga një numër i lartë mediash që operojnë në një treg të kufizuar reklamash. Shumica e bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it kanë shprehur shqetësimin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private”,- thuhet në raport.