Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Raporti/ Miliarderët amerikanë shtuan pasurinë me më shumë se 1 trilion që prej nisjes së pandemisë COVID-19 në mars

21:22 / November 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miliarderet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miliarderët në SHBA kanë parë pasurinë e tyre të rritet me më shumë se 1 trilionë dollarë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit në mars, në një zmadhin prej më shumë se një të tretën, sipas një raporti të ri.

Raporti i Institutit të Studimeve Politike, zbulon se 650 milionerët më të mëdhenj kanë fituar $1.008 trilionë nga 18 marsi 2020 deri në 24 nëntor 2020, dhe tashmë pasuria e tyre e përbashkët është afruar te $4 trilionë.

Nga ky grup, 29 miliarderë kanë dyfishuar pasurinë e tyre që prej marsit, ndërsa janë krijuar 36 miliarderë të rinj.

Lajmi vjen në një kohë kur miliona amerikanë janë rrënuar nga impakti ekonomik i mbylljeve të koronavirusit  dhe frika e të tjera izolimeve shtrëngon ekonominë.

Analiza thoshte se kreu i grupit Amazon, Jeff Bezos ka shtuar pasurinë me $70.7 miliardë që prej mesit të marsit, kur rreth 20,000 punonjës të kompanisë së tij janë infektuar me koronavirus.

Rritja më e madhe raportohet nga Elon Musk, pasuria e të cilit u shtua me $100 miliardë, nga rreth $24.6 miliardë që zotëronte në 18 mars, në $126 miliardë të llogaritura në 24 nëntor.

Rritja prej 413 përqind është nxitur prej aksioneve të grupit të tij Tesla, e cila e bëri të kalonte dhe pasurinë e kreut të Microsoft, Bill Gates.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg shtoi pasurinë me $47.8 miliardë, nga $54.7 milairdë që zotëronte në 18 mars, në $102.4 miliardë të llogaritura në 17 nëntor, në një rritje për 87 përqind.

Të tjerë individe pasuria e të cilëve ishte rritur me shpejtësi gjatë pandemisë së koronavirusit ishte kreu i financiareve Quicken Loans, Dan Gilbert.

Pasuria e tij ka shpërthyer me $37 miliardë, nga $6.5 miliardë që zotëronte në mars, në $43.9 miliardë  në 24 nëntor 2020.

Rritja prej 575 përqind besohet se ka ardhur prej varësisë nga shërbimet financiare online, prej blerjeve të mjekimeve gjatë pandemisë.

Ndryshimet e pandemisë nga puna në zyrë në punën në distancë, kanë nxitur pasurimin e kreut të grupit elektronik Zoom, Eric Yuan, i cili nuk ishte miliarder në 2019. Pasuria e tij tani është mbi $17 miliardë.

Steve Ballmer, aksioner madhor i Microsoft me grupet e tij të video-konferencave TEAMS, kanë parë rritje të pasurisë me $21 miliardë që prej 18 marsit, si rezultat i tranzicionit te puna nga shtëpia.

Raporti analitik thotë se pasuria e këtyre 650 miliarderëve të SHBA është dy herë më e madhe se ajo e gjysmës së familjeve më të varfra në SHBA, ose ndryshe e 160 milionë njerëzve.

Në raport përmenden gjithashtu Bezos, John Tyson i grupit ushqimor Tyson Food, familja pronare e supermarketeve Walmart, Brian Cornell i dyqaneve Target, dhe kreu i marketeve Instacart, Apoorva Mehta, si përfitues te shumave ‘galatike’ nga pandemia.

Në këtë periudhë, Bezos ka rritur pasurinë me 61 përqind, nga $113 miliardë në $182.4 miliardë, kur punonjësit e tij nuk kanë marrë pagesat e vështirësisë së punës dhe janë infektuar masivisht nga koronavirusi.

Raporti thotë se tre vjet më parë në SHBA nuk kishte individë që zotëronin mbi 100 miliardë dollarë. Tashmë ata janë pesë; Bezos, kreu i Louis Vuitton, Bernard Arnault, Bill Gates, Zuckerberg, dhe Elon Musk.

amerikane miliarderet shtuan pasurine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.