Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raporti ndërkombëtar: 91 mijë të moshuar në Shqipëri kanë nevojë për kujdes afatgjatë

17:56 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionistet liria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 91 mijë të moshuar në Shqipëri ose 22% e popullsisë mbi 65 vjeç kanë nevojë për kujdes afatgjatë.

Qendrat e posaçme janë të pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat në rritje të moshës së tretë.

Aktualisht më pak se 2 % e atyre që kanë nevojë marrin shërbim. Mes qyteteve bie në sy pabarazia për pasur akses.

Organizata Ndërkombëtare e Punës e cila ka publikuar studimin ngre shqetësimin se me popullsinë që po plaket me shpejtësi dhe emigrimin e vazhdueshëm vendi ynë po përballet me sfidën për të siguruar shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Kosto e punës së kujdesit vlerësohet në të paktën 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për ta përllogaritur atë supozohet se çdo i moshuar në nevojë kërkon një orë punë përkujdesjeje në ditë bazuar në pagën mesatare.

Plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për përkujdesje.

Nëse në vitin 2020 rreth një në shtatë persona ishte mbi 65 vjeç në vitin 2050 përllogaritet se një në katër persona do ta ketë kaluar këtë moshë.

“Megjithëse mbështetja e familjes është thelbësore, e lidhur fort me kulturën tradicionale shqiptare, ofrimi i kujdesit afatgjatë, i cili varet shumë nga kujdestaret gra të papaguara, nuk konsiderohet më një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj, ekziston një nevojë më e madhe për ofrim formal të kujdesit afatgjatë” rekomandon ILO.

Të moshuarit që jetojnë vetëm dhe ato në zonat rurale dhe të largëta gati 46% e moshës mbi 65 vjeç janë veçanërisht të pambrojtur.

Organizata Ndërkombëtare e Punës rekomandon rritjen e investimeve për qendra komunitare për të shtuar aksesin në shërbime të kujdesit për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.