Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti nga DASH, PD: Shteti i kapur nga Rama, koha për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike në Shqipëri

15:26 / July 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1721394489xsink pd per raportin e dash frame 0 270
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Partinë Demokratike është skaner i qartë se shteti është i kapur nga kryeministri Edi Rama. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi në një deklaratë nga selia blu pohoi se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe jo Ramën kryeministër. Ajo bëri thirrje se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

“Në skanerin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria e Edi Ramës rezulton jo për herë të parë, si ndër më të korruptuarat. Biznesi në Shqipëri, thuhet në raport, operon në një mjedis të rrezikshëm për shkak të korrupsionit. Propaganda e qeverisë nuk e fsheh dot problemin e madhtë mungesës së konkurrencës së ndershme për shkak të tenderave korruptivë të paracaktuar.

Me Ramën kryeministër gjithçka është vendosur në dispozicionin e pushtetit personal, që nga shteti i kapur në çdo hallkë, deri tek krimi i organizuar, që mbetet aleati kryesor i qeverisjes këta 12 vjet. Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se faktorët që dëmtojnë më shumë konkurrencën në treg janë trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni. Raporti amerikan nuk lë pa cekur as plagën e shpopullimit.

Emigrimi i të rinjve dhe i profesionistëve ka në bazë korrupsionin e qeverisë. Ka një mënyrë për t’i dhënë fund korrupsionit kapilar, që nis nga maja e qeverisë. Janë zgjedhjet e lira, të pandikuara nga korrupsioni qeveritar dhe partneri i tij kryesor, krimi i organizuar. Një qeveri teknike, që përgatit zgjedhje të lira është interesi më i lartë i shqiptarëve”.

DASH PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.