Publikohet drafti paraprak i plotë i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
Në raport Komisioni i Venecias i jep një të drejtë Presidentit lidhur me përzgjedhjen nga ana e tij të dy anëtarëve për Kushtetuese duke theksuar se ‘arsyetimi i bërë nga Presidenti nuk ishte i paarsyeshëm.
Hije dyshimi hedh raporti nga ana tjetër lidhur me mënyrën e dërgimit të listave nga KED duke e konsideruar si të ‘’diskutueshme’’. Dy shkelje janë konstatuar për KED, ajo e përjashtimit nga pjesëmarrja në mbledhjet e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit me anë miratimit të një rregulloreje të brendshme si dhe mos- publikimin e proces- verbaleve të mbledhjeve të KED që kërkohet me ligj.
Po ashtu në konkluzionet e saj Komisioni i Venecias i bën apel palëve që të ‘të bëjnë një çarmatim dypalësh’.Por sa i përket shkarkimit të Presidentit, Komisioni Hetimor Parlamentar e përfshiu në proces bashkëngjitur dekretit për anulimin e datës së 30 qershorit për zgjedhjet lokale por Komisioni i Venecias konstaton se ‘nuk ka baza për shkarkimin e Presidentit”.
RAPORTI I PLOTË PARAPRAK I KOMISIONIT Të VENECIAS (kliko këtu)