Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti për 2025/ 66% e shpenzimeve të Kuvendit për pagat në 1 vit, 200 milionë lekë dieta e honorare deputetëve

20:39 / March 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afërsisht 1.2 miliardë lekë ka paguar Kuvendi gjatë vitit që lamë pas, vetëm për paga dhe kontribute të sigurimeve shoqërore, të deputetëve, stafeve të tyre dhe administratës.

Raporti, i bërë publik nga vetë Parlamenti këtë të premte, evidenton se ky zë, përfaqëson në fakt 66% të totalit vjetor të buxhetit të 2025. Pesha rritet, dhe shkon në 77 %, po t’i shtosh këtu dhe përfitimet financiare mbi pagën që marrin deputetët, që nga dietat për udhëtime, kompensimi i qerasë, telefonit e karburantit apo honorareve për marrjen pjesë në komisione, vlera e të cilave vitin e kaluar ka shkuar në 200 milion lekë ose pak më shumë se 2 milion euro.

Edhe shpenzimet për delegacionet parlamentare jashtë vendi janë të konsiderueshme: 60 milion lekë.

“Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 116 urdhra udhëtimi jashtë shteti, për 437 pjesëmarrës në aktivitete jashtë vendi (deputetë dhe staf politik e administrative), nga të cilët 186 deputetë dhe 60 staf politik“, thuhet mes të tjerash në raport.

Vetëm 5 % e buxhetit rezulton të ketë shkuar për investime, dhe ato të natyrës deri diku modeste.

1.2 milionë lekë janë shpenzuar për krijimin e një aplikacioni të ri të Kuvendit, pasi institucioni thotë se ai që ekzistonte më herët nuk i përshtatej kushteve të kohës.

Ndërsa për transkriptimin e të dhënave audio video të Kuvendit bazuar ne inteligjencën artificiale, një projekt i ri që synon zbardhjen e diskutimeve në parlament e komisione përmes teknologjisë, gjatë 2025 u paguan 30 milionë lekë, edhe pse ky është një projekt për të cilin do të duhet të paguhet edhe nga buxheti i vitit aktual.

Po ashtu në raport rezulton se 60 milionë lekë kanë shkuar për udhëtime jashtë shtetit të deputetëve dhe stafit politik e administrativ të Kuvendit (bileta, dieta dhe akomodim).

Në analizë, Kuvendi ka bërë të ditur edhe përbërjen e burimeve njerëzore, ku deputetët zënë 32% të numrit total të punonjësve në Kuvend.

“Përbërja e burimeve njerëzore (sipas numrit faktik të vitit 2025) është: deputetët zënë 32 % të numrit faktik për vitin 2025, stafi politik 14 %, nëpunësit civile 44% dhe punonjësit mbështetës zënë 10% të totalit të numrit faktik,” thuhet në analizën e Kuvendit.

dieta Kuvendit Pagat raporti shpenzimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Protestuesit shkatërrojnë derën te Kuvendi, sulm me molotovë Kryeministrisë! I vihet zjarr 2 ministrive, bankave e bizneseve

19:14 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.