Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Raporti për mafian shqiptare/ DIA: Kanë kontakte me kartelet e mëdha të drogës

13:48 / September 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1668976851xsi funksionon mafia shqiptarejpg 637
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizatat kriminale shqiptare po shfaqin një rrezikshmëri të lartë dhe gjithashtu një përfshirje gjithnjë e më të thellë në aferat e paligjshme, sidomos në trafikun e drogës dhe të armëve.

Kështu thuhet në raportin e Drejtorisë Hetimore të Antimafias, për gjysmën e dytë të vitit 2022.

Sipas dokumentit të siguruar nga Euronews Albania, grupet shqiptare janë të mirëstrukturuara dhe e ruajnë pushtetin e tyre falë lidhjeve familjare.

Në të njëjtën kohë, ato rezultojnë teknikisht të pajisura dhe në gjendje të kryejnë aktivitete kriminale përmes grupeve më të vogla, të cilave u besohen detyra të caktuara.

“Për të gjitha këto arsye, këto shoqata kriminale shfaqen shumë të rrezikshme dhe luftarake”, thotë raporti.

Gjithashtu, organizatat shqiptare janë të mirorganizuara edhe në nivel ndërkombëtar, përveçse të afta të ndërmjetësojnë në mënyrë direkte me kartelet amerikano-jugore për importin e sasive të mëdha të kokainës, që më pas u shpërndahen celulave bashkëkombëse që veprojnë në zonat kryesore të shpërndarjes së narkotikëve të Italisë.

Për këtë arsye, sikurse kanë treguar operacione të shumta antidrogë të kryera në rajone të ndryshme të Italisë, grupet shqiptare veprojnë në sinergji me ato kriminale autoktone italiane.

Sipas raportit, të ardhurat që shoqatat kriminale shqiptare kanë siguruar ndër vite nga trafiku i marijuanës, përmes të ashtuquajturit “aksi ballkanik”, janë investuar në trafikun e kokainës, lëndë e cila importohet përmes porteve tregtare në Anversa, Roterdam dhe Hamburg, ku me kalimin e kohës kanë arritur të infiltrohen në mënyrë efikase.

Raporti i DIA-s thotë më tej se, pozita gjeografike e brigjeve shqiptare përballë atyre puljeze vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe është një nga arsyet përse grupet kriminale të dy vendeve punojnë me njëra-tjetrën.

“Rrjedhimisht, grupe të tilla përbëjnë një realitet të vërtetë e të mirëfilltë kriminal”, thotë raporti. Në të shtohet më tej se klanet shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm edhe në trafikun e emigracionit klandestin dhe atë të qenieve njerëzore.

Antimafias DIA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.