Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Raporti: “Shëndeti seksual dhe riprodhues i adoleshentëve në Shqipëri”

18:43 / May 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arlinda Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edukimi seksual në shkolla, mungesa e komunikimit në familje si dhe burimet njerëzore të kufizuara në institucione publike, janë disa nga shkaqet kryesore që privojnë adoleshentët nga shëndeti seksual dhe riprodhues.

Shoqata “Together for Life” prezantoi sot një raport analitik mbi këtë problematikë.

Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësuese të Ministrisë së Arsimit, të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtoresha shkolle, psikologë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në tryezë u diskutuan gjetjet e studimit dhe u vendos theksi tek rëndësia e edukimit seksual në shkolla, gjë e cila mungon sot. Po ashtu u diskutua nevoja për edukimin e mësuesve për këtë temë. U dakordësua se roli i shoqërisë civile në edukimin e fëmijëve por dhe të prindërve është i rëndësishëm.

Arlinda Shehu, hartuese e raportit tha për Citizens Channel se diskutimi për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues “vijon të shkaktojë debate në shoqërinë shqiptare”.

Shehu tha se ndër problematikat kryesore janë mungesa e informacionit dhe paragjykimi për këto çështje.

“Të rinjtë janë të papërgatitur për të ardhmen sepse brenda familjes nuk diskutohet për të tilla çështje, duke shkaktuar një zinxhir problemesh”, tha Shehu.

Shehu thekson se mungesa e informimit u vu re tek rezultatet që nxori studimi: “Në fakt, analiza tregoi që adoleshentët jo vetëm që nuk përdorin kontracepsionin në masë, por edhe nuk e kuptojnë termin kontracepsion”.

Ajo shton se temat e edukimit seksual vijojnë te jenë një tabu në familje, duke shtuar se “mungesa e informacionit nuk sjell dobi për askënd, as për prindin, as për fëmijën dhe as për shoqërinë”.

Disa nga pasojat kryesore me të cilat përballen adoleshentët, ndikuar nga shkaqet e mësipërme janë: Shtatzënitë e padëshiruara, aborti në moshë të hershme, dhuna me bazë gjinore dhe bullizmi.

“Shtatzënitë e padëshiruara dhe aborti tek adoleshentët”
Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik ADHS, tregojnë se vetëm 2.8% e vajzave dhe grave të moshës 15-49 vjeç dhe 0.4% e grave të moshës 15-19 vjeç përdornin ndonjë metodë moderne mbrojtjeje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Tendenca e abortit në grup moshat 15-19 ka ardhur në rënie nga viti në vit.

Sipas INSTAT-it, numri i lindjeve në adoleshencë në Shqipëri nga viti 2018-2020 ka pësuar një ulje me 2.6%. Përqindja e vajzave që lindin në moshë të vogël është më e lartë në zonat rurale, me 5%.

abortet
Numri i aborteve dhe lindjeve sipas moshes se gruas, TFL

“Përqindja e adoleshenteve që kanë filluar lindjen e fëmijëve është në përpjesëtim të zhdrejtë me nivelin arsimor”, thuhet në studimin e TFL.

Të dhënat tregojnë se rrënjët e këtij problemi gjenden tek situata ekonomike në të cilën ndodhen këto vajza ose familja e tyre.

“Niveli i ulët ekonomik gjithashtu ndikon në rritjen e gjasave për një fillim të hershëm të lindjes së fëmijëve”, thotë studimi.

shtatzania 1
Shtatzënia dhe amësia në adoleshenë sipas nivelit të pasurisë, TFL

Sipas të dhënave, 6% e adoleshenteve që kanë lindur fëmijë kanë një nivel më të ulët pasurie, ndërsa 1% të atyre kanë një nivel më të lartë të pasurisë.

“Dhuna me bazë gjinore i ka rrënjët tek sistemi patriarkal”
Shifrat e dhunës në familje tregojnë se gjinia më e prekur janë gratë dhe vajzat.

“Shqiptarët priren ta konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private, familjare, dhe si një pjesë normale të jetës bashkëshortore e familjare”, thuhet në studim.

Si pasojë e trajtimit të dhunës si diçka private dhe familjare, shpesh ajo nuk diskutohet dhe viktimat nuk e raportojnë dhunën. Në vitin 2020 në Shqipëri raportuan dhunë në familje 3,333 gra.

Numri i grave të vrara për shkak të gjinisë së tyre është një tjetër problem që rrënjët i ka të njëjta si dhuna.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.