Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Raporti, shoqata e të drejtave të njeriut: Të burgosurit politikë në Bjellorusi janë në gjendje shumë të rëndë

23:36 / December 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bjellorusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) tha të premten se gjendja e të burgosurve politikë në Bjellorusi është shumë e rëndë. Kjo shoqatë kërkoi që mjekë të pavarur ta vizitojnë anëtaren e burgosur të opozitës, Maria Kolesnikova.

Opozitarja 40-vjeçare, një nga emrat më të njohur të opozitës bjelloruse, është dënuar me 11 vite burgim në shtator të vitit 2021. Sipas IGFM-së, në Bjellorusi janë aktualisht rreth 1.400 të burgosur politikë. Selia e kësaj shoqate, e cila është e vendosur në qytetin gjerman, Frankfurtit, i bëri thirrje ministrisë së Jashtme gjermane për të mbështetur kërkesën e tyre për vizitë tek Kolesnikova.

Përveç kësaj, ata kërkuan që babai dhe avokati i saj të lejoheshin ta vizitonin atë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, shkroi në Twitter se regjimi në Minsk duhet të garantojë shëndetin e opozitares bjelloruse dhe ta lirojë atë.

“Angazhimi i saj ndaj demokracisë nuk është krim” tha Baerbock.

Kolesnikova ishte një ndër drejtueset e protestave mbarëkombëtare kundër zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 2020, në të cilat presidenti Alexander Lukashenka e shpalli veten fitues. Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, e cila u detyrua të largohej nga vendi, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në shtator se Rusia nuk e sheh as Bjellorusinë e as Ukrainën si shtete të pavarura dhe sovrane. Sipas saj, të dyja vendet duhet të luftojnë së bashku për të mbrojtur ekzistencën e tyre.

Lukashenka është një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka mbështetur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska. Tsikhanouskaya tha deklaroi atëherë se Lukashenka duhej ta mbështeste Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, sepse Putini e mbështeti atë pas protestave masive kundër pretendimit të tij për fitore në zgjedhjet e manipuluara të vitit 2020.

Vendet perëndimore e kanë dënuar Bjellorusinë, ashtu si Rusinë, me një listë gjithnjë e në rritje sanksionesh të ashpra financiare në përgjigje të luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe për përpjekjet e Bjellorusisë për të ndihmuar pushtimin rus.

Bjellorusi Burg Maria Kolesnikova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.