Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti vjetor mbi impaktin ekonomik të emigrantëve në Itali, zbulohet shifra e shqiptarëve të punësuar

16:11 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 653674da8bd74
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është prezantuar në Romë raporti vjetor mbi impaktin ekonomik që emigrantët kanë në Itali, mes të cilëve dhe mbi gjysëm milionë emigrantë shqiptarë.

Me një popullsi çdo vit e më e stabilizuar numri i emigrantëve është rreth 5 milionë me një moshë mesatare mjaft të re, 35.3 vjecë, kundrejt moshës mesatare 46.9 vjeç që është për qytetarët italianë.

Sipas raportit vjetor realizuar nga Fondazioni Leone Moressa që analizon instrumentët specifikë mbi rolin e popullsisë së emigracionit në ekonominë italiane, vërtetohet se ndër 5 milionë rezidentë emigrantë, 2.4 milionë prej tyre janë të puënsuar e prodhojnë 154 miliardë euro të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto e baraz me 9% të vlerës së përgjithshme të tij në nivel kombëtar.

Mes tyre janë dhe gati mbi gjysëm milionë emigrantë shqiptarë që prej vitit 1991 renditen ndër komunitet ekstrakomunitare më prezantuese në numër në Itali.

349.736 është numri i shqiptarëve të puënsuar në Itali e paga e tyre mesatare vjetore është 16380 euro.

Një e dhënë e rëndësishme e këtij raporti, evidenton se është gjithnjë e më i lartë numri i sipërmarrësve emigrantë shqiptarë në këtë vend.

Në krahasim me një vit më parë, sipërmarrësit shqiptarë kanë shënuar një rritje me 7.5%.

Në Dhomat e tregtisë e sipërmarrjes nurmi i emigrantëve shqiptarë me aktivitet sipërmarrës deri më 2023 është 57 230.

Gjatë dhjetëvjeçarit 2010-2020, numri i tyre është rritur me 64% e prej vitit 2021-2022 me 7.4% më shumë.

Sipërmarrësit shqiptarë emigrantë në Itali renditen të katërit në numër pas atyre me kobmësi kineze, rumune e marokene.

Aktiviteti kryesorë i tyre është ndërtimi, shërbimet, turizmi, transporti etj.

Ky dosier dokumenton dhe një rekord të lejeve të qëndrimit për motive punësimi që shteti italian ka dhënë për emigrantët gjatë 2022 e që është 338 mijë duke shënuar shifrën më të lartë gjatë dekadës se fundit.

Në trevjeçarin 2024-2026 qeveria italiane ka parashikuar të punësojë 452 mijë shtetas të huaj për motive e nevoja punësimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.