Vijon edhe këtë të enjte mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat, ku po raportojnë për punën e kryer përgjatë 12 muajve të 2022. Kreu i qeverisë shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar, i bën shumë optimistë për 2023.
“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”,-shkruan Rama.
Mbledhja është e ndarë në 4 grupe dhe sot është grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, ku ministrat do të bëjnë analizën e dikastereve të tyre dhe do ta përmbylli ministria e Financave. Mbledhja përfundon me një drekë dhe një analizë të drejtuesve të qarqeve po në “Vilën 30”.
