Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Raportuesit për Shqipërinë dhe Kosovën në PE

19:13 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
parlamenti europian 640x390 1543473725 9886570
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane, Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme. Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës. Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.

Nga radhët e PPE-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia. Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula. Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.

Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi. Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder. Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga PEE, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga PPE, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.

Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore. Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian. /REL/

Parlamenti Europian raportues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Dhuratat janë “të ndaluara” në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

21:32 / June 24, 2025

Ndërron jetë Alvaro Vitali, një nga ikonat e komedisë erotike italiane

21:20 / June 24, 2025

Armëpushimi sjell edhe uljen e çmimit të naftës

18:56 / June 24, 2025

Trump drejt rrugës për në Samitin e NATO-s: Nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

18:30 / June 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.