Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Raportuesja e Kosovës në PE: Nga Kurti nuk duam vetëm dialogun, por luftën ndaj korrupsionit dhe kapjen e shtetit

21:26 / February 5, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon-Taubadel, shpjegon se cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së Albin Kurtit dhe domosdoshmëria për të luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit

Krijimi i qeverisë së re në Kosovë, ka sjellë reagime të shumta ndërkombëtare. Albin Kurti portretizohet si një lider që do të sjellë një erë të re për Kosovën. Por personi që rri më afër ngjarjeve në Kosovë, si një personifikim i personit “Watchdog”, është raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon-Taubadel. Znj. Taubadel, i përket grupimit të “Të Gjelbërve”, në Parlamentin Europian. Në intervistën dhënë për gazetën “Shekulli”, Znj. Cramon-Taubadel, kërkon që Bashkimi Europian të mos fokusohet vetëm te dialogu Prishtinë-Beograd, por edhe te çështjet e brendshme të Kosovës, si kapja e shtetit dhe korrupsioni. Një temë më vetë është edhe çështja e klimës. Sipas saj, në Prishtinë është një ndotje e madhe, nuk mund të marrësh dot frymë edhe në dimër.

Kosova sapo doli nga një krize politike. Cilat duhet të jenë prioritet e Albin Kurtit?

Tani me qeverinë e re ekziston një shans për impuls të ri, është thelbësore të filloni me reformat sa më shpejt që të jetë e mundur. Qeveria e re duhet të përqendrohet në një numër çështjesh të politikave të cilat janë lënë pas dore: siç është mbrojtja e mjedisit dhe klimës (mund të mendojmë për ndotjen e tmerrshme të ajrit në Prishtinë, është e vështirë të marrësh frymë edhe gjatë dimrit.) Kurti duhet të trajtojë temat e arsimit, kujdesit shëndetësor, për të mos përmendur sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Sa i përket qeverisë së re, unë shpresoj se do të jetë progresive, pasi partitë kryesore e kanë premtuar atë gjatë fushatës zgjedhore. Ata duhet të punojnë shumë në një numër temash në fusha të ndryshme të politikave. Tani ka një presion të madh mbi ata; pasi bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe qytetarët vendas kanë pritshmëri të lartë ndaj tyre. Një program progresi i agjendës së reformave mund të jetë i dobishëm në kuptimin që mund të ndihmojë në bindjen e vendeve të tjera anëtare në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, madje edhe ata që kanë qenë më të gatshëm për këtë temë.

Tashmë me qeverinë e re është realizuar dhe kriteri i kërkuar nga Bashkimi Europian. A mendoni se ky fakt do të ndikojë në procesin e liberalizmit të vizave në Kosovë?

Liberalizimi i vizave nuk varet më nga Prishtina. Ata kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë, ata i kryejnë reformat për të gjitha kriteret, është turp që Këshilli po e bllokon atë. Nëse Bashkimi Europian dëshiron të jetë një partner i besueshëm, duhet të përmbushim premtimet që kemi bërë. Nëse themi se kosovarët mund të udhëtojnë pa vizë kur të arrijnë disa standarde, ne nuk duhet t’i lëmë ata të presin për vite të tëra pasi të kenë bërë gjithçka që kemi kërkuar.

Taksa që u vendos nga qeveria Z. Haradinaj, është një pengesë mes Kosovës dhe Serbisë. Cila është zgjidhja më e mirë për këtë çështje?

Shpresoj se kjo do të hiqet së shpejti, nuk i shërben interesit të askujt. Por, të mos harrojmë se Prishtina e prezantoi atë si një përgjigje për fushatën ndërkombëtare të Beogradit kundër njohjes së Kosovës. Beogradi duhet të ndalojë ryshfetin ndaj vendeve të tjera të Kombeve të Bashkuara, nëse ata vërtet dëshirojnë të arrijnë një marrëdhënie më të mirë. Në këtë sens, Bashkimi Europian, mund të jetë një partner i rëndësishëm por ne duhet të sigurohemi që dialogu politik nuk është e vetmja gjë që kërkojmë nga Beogradi dhe Prishtina. Kur zyrtarët e Bashkimit Europian të takohen me udhëheqës nga Prishtina dhe Beogradi, ata duhet të pyesin pse nuk i zbatuan rregulloret mjedisore, pse nuk i adresojnë rastet e korrupsionit dhe kapjen e shtetit? Dialogu është vetëm një pjesë e tregimit.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e komentoni marrëveshjen më të fundit për fluturimin ajror?

Është e rëndësishme të ndërtohen ura midis qytetarëve. Kur kontaktet me njerëzit janë duke u intensifikuar midis kombeve dhe vendeve, njerëzit do të kuptojnë se “të tjerët të frikshëm” nuk janë qenie njerëzore të ndryshme, ata nuk janë armiq të kombit, ata janë thjesht njerëz normalë në anën tjetër të kufirit. Lidhjet e transportit janë thelbësore në këtë drejtim për të dhënë mundësinë e qytetarëve, organizatave dhe bizneseve për të ndërtuar këto ura. Nga ana tjetër, pa vullnet politik dhe marrëveshje politike nuk është e mundur të zgjidhen problemet. Dialogu politik është i nevojshëm për të ecur përpara, le të shohim se çfarë do të bëjë qeveria e re.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Itali/ 26-vjeçari godet motrën me thikë, autori humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

20:45 / August 15, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, pesë të plagosur

18:22 / August 15, 2026

Indonezia goditet nga një tjetër tërmet 6.9 ballë, pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë

17:42 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.