Kosova humbi ndeshjen vendimtare të gjysmëfinaleve të play-off për Kampionatin Europian ndaj Maqedonisë së Veriut me shifrat 2-1 dhe të gjithë tifozët e Kosovës fajtorët për këtë disfatë i gjetën jashtë fushës së blertë. Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi nuk arritën të jenë të gatshëm për atë ndeshje për arsye të ndryshme dhe tifozët e Kosovës “vërsulën” duke i quajtur tradhtarë e dezertues.
E gjithë kjo situatë ka sjellë reagimin e të tre futbollistëve, ndërsa i fundit që reagon është Milot Rashica. Sulmuesi shprehet se nëse do ishte në fushë në atë ndeshje, ajo so ishte sfida më e rëndësishme e karrierës. Por kjo nuk ndodhi dhe Rashica tregon se “fajtori” është dëmtimi i pësuar në gju në ndeshjen me Moldavinë.
REAGIMI I RASHICËS: Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe që të jem bashkë me grupin se dhe për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stërvitur as edhe një herë te vetme bashkë me ekipin (Afër 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveç dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me përgatitje fizike për çka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje. Ndjeva obligim që ta bëjë ketë sqarim pasi pash reagimin e njerëzve.
