Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rastet emergjente, Peleshi jep zgjidhjen: Do të lidhim kontrata edhe me kompani privat

23:06 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
niko peleshi.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me zjarret dhe mënyrën se si proçedohet në rastet e emergjencave. Peleshi ka deklaruar se mënyra se si veprohet në rastet e emergjencës janë që fillimisht reagon pushteti vendor, kur shteron kapacitetet i drejtohet pushtetit qendror, hallka e radhës është mekanizmi europian dhe i fundit kontaktimi i kompanive private.

Ai ka sqaruar se po nisen proçedurat për një marrëveshje afatgjatë, në mënyrë që mjetet të jenë të gatshme sa herë që të lindë nevoja, dhe sigurisht edhe me çmime më të favorshme.

Niko Peleshi: Lidhim kontrata edhe me kompani private dhe e kemi bërë edhe vitin e kaluar, por pasi pamë që as tre helikopterët e mekanizmit europian as i yni nuk bënin punë, kontaktuam kompani private.

Klodiana Lala: Kur nuk marrim dot ndihmë nga mekanizmi a na vjen dot një helikopter nga kompani private? A ka kontrata?

Niko Peleshi: Nëse kemi një emergjencë përdorim kapacitetet e brendshme që janë të limituara. Përballja me emergjencat ka një rend. Në fillim reagon pushteti vendor, pastaj e ka ministria.

Pushteti vendor nëse shteron mundësitë na drejtohet ne. Ne pastaj mekanizmit europian e nëse nuk mjaftojnë i drejtohemi operatorëve privat. Ne po nisim proçedurën për një marrëveshje kuadër afatgjatë që ta kemi aty dhe të mos na duhen më proçedura emergjente pasi janë më të shtrenjta dhe t’i kemi aty sa herë na duhen.

emergjence marreveshje peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.